75 Mall Live Search
13:13 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdes plaku që u sulmua nga qentë ditë më parë

Pas sulmit nga qentë, një person i moshuar nga fshati Peqan i Suharekës, ka ndërruar jetë, përcjellë Indeksonline.

A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve.

Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin.

Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK ku edhe ishte trajtuar.

Indeksonline mëson se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00/ Indeksonline/