75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Grabitja e Rinasit, në pranga një tjetër i dyshuar

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person të dyshuar, si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit në 9 prill të 2019.

Efektivët e policisë kanë vënë në pranga shtetasin Hasan Kanaçi, 48 vjeç, punonjës në aeroportin e Rinasit.

I arrestuari Hasan Kanaçi

48 vjeçari është punonjës i cargos në TIA dhe konsiderohet si  personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion.

Ai dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit policia sekuestroi një sasi të madhe valute dhe lekësh.

Policia njofton se po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Deri tani policia kishte arrestuar 6 persona për grabitjen e blindit me para në pistë, 48 vjeçari Kanaçi është i shtati, përcjellë a2news.

Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.