75 Mall Live Search
14:52 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

E premtuan, e realizuan, Llapi bën blerje të madhe në “merkato”

Sebino Plaku edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Llapit.

Sulmuesi me përvojë nga Shqipëria është prezantuar sot në ambientet e skuadrës nga Podujeva.

Plaku ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

34 vjeçari që kishte luajtur edhe në Evropë luan si qendërsulmues, por di të luaj edhe si sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë./Indeksonline/