75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë 23 vjeçari si pasojë e një aksidenti në Kamenicë

Një 23 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëm në Kamenicë.

F.Sadiku nga fshati Koretin ka vdekur pas një aksidenti që pësoi teksa po voziste motorin e tij dhe u përplas me një veturë të parkuar në trotuar, transmeton Indeksonline.

“Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi i motoçikletës dyshohet se nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar. Si pasojë e plagëve të marra vozitësit F.S (1995) ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar ën Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pas në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndryshe të mërkurën e kaluar edhe  49 vjeçari Agim Bucolli nga Kamenica ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti./Indeksonline/