Në ditëlindjen e Ukshin Hotit, bashkëvendësit mblidhen dhe kërkojnë zbardhjen e fatit të veprimtarit
Sot, Ukshin Hoti do të festonte ditëlindjen e 76-të.
Në ditën e lindjes së veprimtarit të shquar kosovar, janë bashkëvendasit dhe familjarët të cilët sot u mblodhën para shtëpisë muze të Ukshin Hotit, të cilët e kujtuan atë, por edhe kërkuan që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta për fatin e tij.
Një tubim ky sensibilizues që mbante moton “Ukshin
Hoti ka veç ditëlindjen”, përcjellë Indeksonline.
Para pjesmarrësve folën edhe Smajl Latifi-Kryetar i Komunës së Rahovecit dhe
Andin Hoti, djali i profesorit njëkohësishtë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ata me këtë rast i bën thirrje qeveritarëve dhe ndërkombëtarëve që t’i bëjnë Serbisë presion të fuqishëm që çështja e kidnapimit dhe zhdukja e Ukshin Hotit të trajtohet e veçantë, kjo ngase sipas tyre Serbia njeh vetëm gjuhën e presionit dhe dhunës.
Ndryshe, që nga 16 maji i vitit 1999 nuk dihet ende gjë për fatin e Hotit./Indeksonline/