75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Jupi me teoritë e tij fanta-shkencore: Me Zenelin mund ta fusësh Roshin në garë

Analisti Redi Jupi i është kthyer analizave tij krahasuese mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Muaj më parë kishte thënë se nga Kosova vetëm Milot Rashica mund të luaj në kombëtaren e Shqipërisë.

Së fundi Jupi ka marrë një paralele interesante duke thënë se Odise Roshi mund të futet në garë me Arbër Zenelin, transmeton Indeksonline.  

Pas kësaj ka reaguar edhe menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala i cili ka shkruar në facebook “Xhelozia mode ON!”.

Kjo ka ngjallur reagime edhe te njerëzit që kanë komentuar në forma të ndryshme këtë postim.

/Indeksonline/