75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Istanbul Başakşehir futet në garë për Vedat Muriqin

Skuadrat më të njohura turke janë në luftë për sulmuesin Vedat Muriqi.

Përveç Galatasarayit dhe Fenerbahçes, tani është aktivizuar edhe Istanbul Başakşehir.

Mediumi turk TRT Sport, raporton se nënkampioni turk është i interesuar ta largoj sulmuesin Emanuel Adebayor, i cili shënoi vetëm 3 gola edicionin e kaluar.

Skuadra e Muriqit, Rizespor deri tani ka refuzuar dy oferta të cilat nuk përmbushin kërkesën e klubit prej 10 milionë euro për sulmuesin kosovar. /Indeksonline/