Disa këshilla për flokë të shëndetshme dhe plotë shkëlqim gjatë verës
Gjatë sezonit të verës flokëve është e rëndësishme që t’i kushtohet vëmendje e duhur.
Që t’i keni më shkëlqim dhe të shëndetshme, nuk është e nevojshme maska të shtrenjta apo që ju marrin shumë kohë.
Më poshtë mund të lexoni disa maska që bëjnë çudira tek flokët e tuaja.
Uthulla largon vajin e tepërt
Nëse dëshironi t’i gjallëroni flokët, shpërlajini me përzierjen e një gotë uthulle të mollës dhe një gotë uji të vakët. Pas kësaj lajini flokët për të larguar aromën e pakëndshme. Uthulla do të pastrojë të gjitha papastërtitë dhe vajrat e tepërt, ndërsa do të parandalojë edhe tharjen e flokëve.
Shampanja kthen shkëlqimin
Shampanja bën çudi për flokët, veçanërisht për flokun e verdhë sepse krijon shkëlqim të artë, dhe nuk e than flokun. Flokun së pari pastrojeni me shampon dhe pastaj shpërlajeni me përzierjen prej një gjysmë gote uji të vakët dhe gjysmë gote shampanjë.
Kanella forcon rrënjën e flokut
Në enë hidhni një gjysmë gote me vaj të nxehtë ulliri dhe shtoni një lugë kanellë dhe një lugë mjaltë. Pasi të ftohet përzierja, bëni me të masazh në kokë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. Pas kësaj shpërlajeni me shampon dhe veprimin përsëriteni çdo javë për të forcuar rrënjën e flokut. Maska nga kanella do të parandalojë edhe rënien e flokëve.