75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Manchester United në “pole-position” për Hysaj

Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të ndjekur nga Atletico Madrid për të forcuar anën e djathtë. I preferuari është Semedo i Barcelonës, por Atletico ka kontaktuar shqiptarin dhe kërkon shërbimet e tij.

Atlético fillimisht paraqiti një ofertë prej 20 milionësh që u refuzua nga Napoli.

Italianët donin 40 milionë, një shumë shumë e lartë për një lojtar i cili ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar San Paolo dhe në të cilin Ancelotti nuk llogaritë, pasiqë kanë blerë Di Lorenzon nga Empoli.

Megjithatë, sic shkruan Mundo Deportivo dhe sipas raporteve nga Anglia, Manchester United është futur në garë dhe dëshiron shërbimet e mbrojtësit.

Ndërkohë nga Italia shkruajnë se për momentin United janë favorit për të marrë shërbimet e Hysaj.

United kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e ri të Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka, duke kërkuar 50 milionë funte.

Hysaj me siguri do të ishte një opsion më i lirë se Wan-Bissaka, pasi 25-vjeçarit i kanë mbetur vetëm dy vjet në marrëveshjen e tij të tanishme me Napolin. /IndeksOnline/