Stanaj në menaxhimin e menaxherit të njohur amerikan?
Këngëtari i njohur dhe shumë i talentuar me prejardhje shqiptare, Stanaj ka arritur që suksesshëm të depërtoj në tregun e muzikës botërore.
Këngëtari i ri është vlerësuar nga shumë emra të njohur dhe me famë botërore për performacat e tij dhe muzikën që ai bën, shkruan Indeksonline.

E talenti dhe zëri i tij unik së fundi kanë marrë vëmendjen edhe të një nga menaxherët më të suksesshëm në botë, Scooter Braun.
Braun në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale ka paralajmëruar projektin e ri të Stanaj ‘Love Me’ e cili pritet të lansohet me 28 qershor.

Ky raporti i menaxherit të njohur me këngëtarin shqiptar ka ngjallur dyshimet që Stanaj tashmë mund të jetë nën menaxhimin e tij. Por, kjo ende nuk është komentuar nga asnjëra palë.
Kujtojmë që Scooter Braun është menaxher i disa prej yjeve më të njohura në botë si Justin Bieber, Ariana Grande, Demi Lovato, Hilary Duff./Indeksonline/