Intervista e parë e Giampaolos si kuqezi: Milani im fiton duke luajtur bukur!
Milani është maja më e lartë në karrierën e tij të deritanishme si trajner dhe Marco Giampaolo kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi fantastike që i është i dhënë. Në intervistën e tij të parë si trajneri i skuadrës kuqezi, 51-vjeçari i preku të gjitha temat nga pak.
“Kam punuar shumë, jam impenjuar shumë për të pasur këtë shans. Milani është klubi më i titullar në Europë dhe nga më të rëndësishmit. Për mua është një shans i madh, jam i lumtur dhe motivuar.Rrugëtimi ishte i gjatë, do të jetë ende i gjatë sepse nuk përfundon kurrë, kurrë nuk mbarojnë idetë dhe ndërtimi i tyre, projektet dhe gjërat. Por, për momentin jam i lumtur që e nis në këtë klub të madh. Them se jam shlodhur aq sa duhet, tani duhet ta rinis”.
Për dyshen drejtuese Maldini-Boban, Giampaolo nuk mund të veçse fjalë të ëmbla.
“Jam goditur nga serioziteti i tyre, nga kompetenca dhe pasioni. Maldini dhe Boban të përcjellin domethënien Milan, çfarë do të thotë të luash te Milani, ta stërvisësh ose të jesh pjesë e këtij klubi. Janë persona niveli.Pastaj, një nga gjërat që u thashë është se do të njihemi duke punuar bashkë, sepse tani mund të tregojmë çfarë do gjëje, por përvojat piqen ditë pas dite në fushë. Historia e tyre, megjithatë, tregon shumë, ashtu si pasioni i tyre prekës”.
Serie A: “Ka qenë gjithmonë konkurruese vitet e fundit. Këtë vit kthehen Conte dhe Sarri, trajnerë të aftë. Ka ndryshim tendence, ndryshim mentaliteti. Edhe të voglat mund të shkojnë të luajnë me kokën lart në “San Siro”.
Milani i Giampaolos: “Historia e Milanit tregon për një klub dhe një skuadër që ka kërkuar gjithmonë bukurinë, estetikën e lojës, veç rezultatit. Ose më mirë, të arrish rezultatin me lojë të bukur, sepse kultura e Milanit është kjo. Klubi kuqezi ka fituar trofe duke propozuar lojë dhe ide. Nuk mund të krahasohem me atë Milan dhe ato vite, por objektivi është”.
Në këtë aventurë Giampaolo e ka një mision.
“Misioni im është të luaj atë futboll joshësh dhe atraktiv, më pas të fitojmë. Jam në klubin e duhur që e njeh atë kulturë, sepse e posedon. Janë mësuar kështu në historinë e tyre”.
Milanello: “Mezi pres të hyj, kam dëgjuar të flitet mirë për këtë qendër, ndoshta mbaroj pushimet më herët dhe shkoj ta shoh dhe përshtatem”.