Do të jetë bashkëpunim? Butrint Imeri zbulon detaje rreth këngës së re
Këngëtari Butrint Imeri ende po e shijon suksesin e këngës
‘Hajt Hajt’ e cila ka arritur që për një kohë të shkurtër të dëgjohet më shumë
se 8 milion herë në Youtube, shkruan Indeksonline.
Ai ka arritur sukses të madh me këngët e tij dhe ka marrë gjithnjë vëmendjen me
projektet muzikore.
E së fundmi nëpërmjet një Insta Story, Butrinti ka paralajmëruar se kënga e
radhës mund të jetë një bashkëpunim.
“Besom bashkëpunim shum i fort o..”: ka shkruar ai, duke lënë të kuptojmë se
sezoni për të vetëm sa ka filluar, me gjasë pritet një bashkëpunim nga këngëtari.
/Indeksonline/