75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

S’ndalojnë përplasjet në procesin zgjedhor të LDK-së, këtë herë edhe në Podujevë

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përderisa parashihej që këtë pasdite të zhvillohej procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Podujevë, saktësisht në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ një gjë e tillë nuk u arrit për shkak të përplasjeve që ndodhën aty.

Sipas burimeve të Indeksonline, procesi zgjedhor ka mbetur në gjysmë pasi filluan mosmarrëveshjet.

Përleshjet fizike kanë qenë aktive thuajse në çdo degë e nëndegë të LDK-së në këtë proces zgjedhor i cili po del të jetë shumë i dëmshëm për një nga partitë më të mëdha në vend./Indeksonline/