75 Mall Live Search
07:10 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Moti për këtë javë

Java e ardhshme do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj ditën e hënë dhe të martë, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikoj në kushtet bio-meteorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.