Bosi i mafisë italiane dhe “mbreti i kokainës” arratisët nga burgu
Bosi i mafias italiane Rocco Morabito ka ikur përmes çatisë së një burgu në kryeqytetin uruguaian të Montevideo, ku ai ishte në pritje të ekstradimit në Itali.
Në një deklaratë, Ministria e Brendshme tha se Morabito dhe tre të burgosurit e tjerë plaçkitën banorët e një shtëpie të afërt, pasi u arratisën nga burgu vonë të dielën në mbrëmje.
Morabito – një figurë e njohur e Ndrangheta është arrestuar në Uruguaj në vitin 2017, pas shumë dekadave që ishte në arrati , ai ishte në pritje të ekstradimit për trafik ndërkombëtar të drogës, shkruan Daily mail.
Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini reagoj pas lajmit të arratisë së tij nga burgu, transmeton Indeksonline.
“Urdhëroj dy detyra, së pari për të hedhur dritë mbi mënyrën se si ai u arratis, duke kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga qeveria e Montevideo. Atëherë do të vazhdojmë të kërkojmë për Morabito, kudo që ai është:, ka thënë ai.
Morabito ishte një nga anëtarët më të kërkuar të arratisur të ‘Ndrangheta’ të Kalabrisë, grupit më të fuqishëm të krimit të organizuar të Italisë dhe një nga importuesit më të mëdhenj të Evropës të kokainës së Jugut.
I quajtur “mbreti i kokainës” i Milanit, ai kishte qenë i kërkuar që nga viti 1994 pasi ishte kapur duke paguar 13 miliard lira për të importuar pothuajse një ton të drogës, raportoi gazeta Corriere della Sera.
Morabito fillimisht gjeti një reputacion për veten e tij si Mbreti i Kokainës pasi arriti në Milano nga vendlindja e tij Africo në rajonin e varfër jugor të Kalabrisë në moshën 23 vjeçare./Indeksonline/