75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbyti të birin pasi djalli i tha të sakrifikonte

Një nënë e Teksasit është akuzuar për vrasjen e djalit të saj pasi, sipas Daily Mail, pasi djalli i tha asaj që të sakrifikonte.

Një i afërm i tha policisë se djali 8 vjeç, u mbyt me jastëk nga e ëma e tij pranë shtëpisë së tij.

Tisha Sanchez, 30 vjeç, u burgos të dielën pasi dikush u njoftua se ishte i pavetëdijshëm rreth orës 7:30 në shtëpinë e saj në Irving, në veriperëndim të Dallas, Teksas, shkruan Daily Mail.

Sanchez gjithashtu thirri policinë dhe tha se ajo mendonte se djali i saj kishte vdekur.

Përgjegjësi mjekësor i Dallas County tha se Joevani kishte vdekur tashmë kur ata mbërritën në shtëpi.

Gruja që mbyti te birin u transferua nga burgu i Irving në burgun e County Dallas të hënën, transmeton Indeksonline.

30-vjeçarja po përballet gjithashtu me sulmet ndaj një oficeri të paqes dhe rezistimin ndaj arrestimit./Indeksonline/