Cakaj takohet me ambasadorin e BE-së, flasin për reformën në drejtësi
Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj është takuar sot me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të EEAS, Jean Christophe Belliard.
Në këtë takim është diskutuar për rekomandimet e dala nga Këshilli i Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.
Për këtë takim ka shkruar në Twitter, Belliard, ku ka dhënë detaje për takimin në fjalë.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Twitter:
Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i EEAS Jean Christophe Belliard u takua me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në Tiranë për të ndjekur konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian për #zgjerimin. E rëndësishme që Shqipëria të fokusohet në rezultate të prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të vendimit të tetorit. /Indeksonline/


