Shkon për tu argëtuar, Leonardo DiCaprio e pëson keq, goditet në fytyrë
Fituesi i Oskarit u pa në Malibu duke u argëtuar
me shoqëri derisa luanin volejboll në plazh, transmeton Indeksonline.
Leo është parë së bashku me Robin Thicke dhe pjesën tjetër të ekuipazhit të tij
që përbënte edhe disa femra teksa po luanin volejboll në plazh në një rast Leo
humbi topin dhe u godit me në fytyrë.
Sigurisht ky ishte një moment qesharak për të pranishmit. E ylli i shumë
filmave hollivudian e mori me sportivitet dhe vazhdoi lojën e tij.
I veshur me një maicë sportive dhe me kapelë Leo ishte përshtatur mjaft mirë për
sportin që po luante. /Indeksonline/