Dalin pamjet, Rama u largua me helikopter nga Kukësi
Pas përfundimit të takimit elektoral në aeroportin e Kukësit kryeministri Edi Rama është larguar me helikopter.
Takimi i Ramës ishte planifikuar të bëhej në qendër të qytetit të Kukësit, por për të shmangur përplasjet me mbështetësit e Partisë Demokratike të cilët protestonin, takimi u spostua në ambientet e aeroportit.
Mbështetësit e PD-së e mbyllën protestën menjëherë pas largimit të kryeministrit Rama nga Kukësi.