Zjarr në Fushë Kosovë, po digjet deponia, rrezikon biznesin afër
Një depo është përfshirë nga zjarri para pak minutash në Fushë Kosovë.
Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje, ku shihet edhe një sasi e madhe mbeturinash afër zjarrit.
Sipas tyre, nga flakët po rrezikohet edhe një objekt që ndodhet afër depos, pasi që zjarri është i madh.
Raportohet se depoja ishte e letrave dhe për këtë arsye edhe flaka është shpërndarë shumë shpejt.
Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin. /Indeksonline/