Erdhi për statujën e Bill Clinton-it, turistja australiane u ‘dashurua’ pas Kosovës
Kryeqyteti i zhurmshëm i Kosovës i ka lënë përshtypje një turisteje nga Australia.
27 vjeçarja australiane, Sarah, ka qëndruar për dhjetë ditë në Kosovë dhe në blogun e saj cerealsarah.com, ka ndarë përshtypjet e saj, në veçanti për Prishtinën.
Ajo ka thënë se arsyeja që e solli në Kosovë, ishte statuja e Bill Clinton dhe duart e mëdha të statujës.
Megjithatë, Sarah thotë se ra në dashuri me këtë vend.
“Zakonisht mundohem t’i mbaj pritshmëritë e vogla, por në Kosovë i kisha të larta, dhe në përgjithësi nuk u zhgënjeva”, ka shkruar Sarah.
Në blogun e saj, Sarah ka shkruar edhe një artikull “How to fall in love with Kosovo” (Si të biesh në dashuri me Kosovën) në të cilin ka ndarë eksperiencat e saj dhe ka dhënë sugjerime për vizitorët.