75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ratifikon kredencialet e delegacionit rus

Asambleja ka votuar për ratifikimin e kredencialeve të delegacionit rus pasi u sfiduan në ditën e dytë të seancës plenare në Strasburg, duke deklaruar se ajo mbeti “e përkushtuar ndaj dialogut si një mjet për të arritur zgjidhje të qëndrueshme”.

Megjithatë, në kthim, Asambleja i bëri thirrje Rusisë të përmbushë një sërë rekomandimesh duke përmendur ndër të tjera lirimin e detarëve ukrainas, bashkëpunimin për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për rrëzimin e Fluturimit MH17 dhe marrjen e masave për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të personave LGBTI, veçanërisht në Çeçeni.

Kjo është lista e shteteve dhe votat e tyre.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e këtij sesioni i cili përbëhet nga Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Ismet Beqiri dhe Mufera Sinik, të cilët po ndjekin takime të rëndësishme të komiteteve si dhe po zhvillojnë takime bilaterale me përfaqësuesit në këtë asamble.