75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zëdhënësi i KFOR-it deklarohet për raportimet e “krizës humanitare” në veri

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, kolonel Vincenzo Grasso ka deklaruar se situata në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll.

Grasso ka theksuar se nuk ka arsye për frikë për fluturimin e helikopterëve të KFOR-it në Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KFOR-it ka komentuar edhe raportimet e fundit serbe për një ‘krizë të mundshme humanitar’, ku theksoi se ky lloj i retorikës nuk do të ndihmojë normalizimin e jetës së qytetarëve.

“Helikopterët e natës ishte një trajnim i ekuipazhit të ri të përbashkët për shkak të rotacionit të tyre. Nuk ka asnjë arsye për frikë”, tha ai, transmeton Indeksonline.

I pyetur nëse gjatë të martës kanë arritur përforcime të KFOR-it në afërsi të Lesapoviqit apo kjo ishte një lëvizje e rregullt e KFOR-it, Grasso tha se është diçka e njohur për një mision ushtarak ndërkombëtarë që të lëviz dhe të dislokon trupa të vazhdueshëm, si pjesë e trajnimit të rregullt.

“Nuk ka ndryshim në strukturën e KFOR-it dhe gjithçka është e qetë dhe nën kontroll. KFOR vazhdon të ruajë marrëdhëniet dhe komunikimin me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe në Serbi”, theksoi ai./Indeksonline/