75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Wenger tregon se a do të rikthehet në Premierligë

Arsene Wenger ka insistuar se ai ende nuk është i gatshëm të kthehet në menaxhim, pavarësisht se është duke u kërkuar nga Newcastle United.

Wenger nuk po planifikon një rikthim të menjëhershëm dhe ai mendon se mund të jetë gati të rifillojë karrierën e tij pas një ndërprerjeje të gjatë sezonale.

Jo në të ardhmen e afërt, jo, unë ende nuk jam gati të kthehem“, kur u pyet nga France 24 nëse ai do të kthehet mënjanë këtë sezon.

Mendova po, por unë nuk mendoj se për momentin do të kthehem. Unë jam më i hapur tani se një vit më parë për të folur në lidhje me këtë, por unë nuk mund t’ju them se në dy apo tre ditët e ardhshme do të rikthehem si trajner përsëri“.

Kam marrë pak distancë dhe më pëlqeu. Kam punuar për 35 vjet pa ndonjë ndërprerje, prandaj mendoj se kam merituar një pushim të vogël“.

Wenger ka punuar në Francë dhe Japoni para se të jetë shumë i suksesshëm me Gunners, i cili ka dhënë tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup dhe ka lënë të kuptohet se ai mund të mendojë të punojë në një vend tjetër. /IndeksOnline/