75 Mall Live Search
18:15 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Tela’ nga Kida dhe Ermali një super hit, për një kohë të shkurtë mbi 10 milionë shikime

Vera ka filluar dhe bashkë me temperaturat e larta kanë ardhur edhe shumë hite muzikore.

Në krye të këngëve që tashmë janë bërë kolona zanore e këtij sezoni nuk ka dyshim që është edhe projekti nga dyshja fantastike Kida dhe Ermali, shkruan Indeksonline.

Dy artistët e mirënjohur pas një bashkëpunimi të suksesshëm që kishin vite më parë me këngën ‘Mi Amore’, u bashkuan edhe një herë për të sjellur një tjetër projekt që do të shënoj këtë verë të nxehtë.

Këngëtarja simpatike dhe shumë e talentuar, Kida së bashku me këngëtarin e mirënjohur dhe shumë të dashur i cili prapa vetës ka një bagazh të gjerë artistik, Ermal Fezullahu pak ditë më parë publikuan këngën ‘Tela’.

Përveç teksti dhe ritmit veror, kënga shoqërohet edhe me një videoklip atraktiv dhe të kuruar me shumë kujdes.

Kjo këngë tashmë brenda një kohë të shkurtë ka arritur mbi 10 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’.

Suksesi i këtij projekti është i padiskutueshëm, ndërsa dy këngëtarë pritet që të sjell edhe të tjera projekte gjatë këtij sezoni./Indeksonline/