17:56 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Çka krijon gjuha?

Shkruan, Jakup Krasniqi

Duke dëgjuar të zgjedhurit e popullit, sigurisht jo vetëm sot, thash le të tregoj, për ata që lexojnë t’u tregoi se çka prodhon gjuha si mjet komunikimi në mes njerëzve të një gjuhe apo edhe kombi.

E po çka arrijmë të krijojmë me gjuhën që e flasim në përditshmëri:

• Krijojmë miq, shokë e dashamirë, madje jo vetëm brenda një komb;
• Krijojmë komunikues, debatues për të shprehur e krijuar ide, mendim të lirë për zhvillim e kulturë;
• Krijomë mundësi të shumta për të shprehur e treguar kulturë e edukatë për njerëzit e rinj;
• Krijojmë kundërshtar në qëndrime e veprime ku edhe mund të vijmë edhe të ndonjë veprim i përbashkët. Në pesë – gjashtë vitet e fundit, më se njëherë e kemi parë se na duhet edhe bashkimi me kundërshtarët e përbaltosur;
• Krijomë edhe armiq të jashtëm e të brendshëm, por edhe me armiqtë detyrohesh të bisedosh, komunikosh, pse jo edhe të merresh vesh. Me armiqtë e jashtëm na është imponuar lufta, por jo pse e kemi dashur, pasi “lufta është çmenduri”, me armiqtë e brendshëm duhet biseduar derisa thika e arrin palcën dhe përtej saj.

Shkurt: Përdorimi i gjuhës së folur e të shkruar, duhet të bëhet me edukatë e kulturë se paku për ata që nuk janë në sallën e Kuvendeve shqiptare. Gjuha duhet të jetë mjet edhe për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve njerëzore, assesi për krijimin e armiqësive të Kilimanxharos!