75 Mall Live Search
17:17 / E Martë, 16 Qershor 2026 / B XH

Rexhep Krasniqi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 27-vjetorin e Çlirimit të Rahovecit

Sot, më 16 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Kategorive të Dala nga Lufta, z. Qemajl Krasniqi, nderuan invalidin e luftës së UÇK-së, zv.komandantin e Brigadës 124 “Gani Paqarizi”, z. Rexhep Krasniqi, me dekoratën “Medalja e Lirisë”.

Kjo dekoratë iu nda në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe nderim i përhershëm për veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!