75 Mall Live Search
19:07 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama: Votimet do të kalojnë në qetësi, ndonjë budalla mund të dalë…

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Vora dekretin e ri të Presidentit Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

“E kisha parashikuar në Instagram përpara disa kohësh që fallxhorja do i thonte që zgjedhjet bëhen në tetor. Ky është muhabet filxhani, sepse zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Data e re doli sepse nuk u bllokua dhe nuk u ndalua dot 30 Qershori. Ata e kuptuan që në 30 qershor nuk bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar gjithë kohës. E kuptuan që kjo lojë mbaroi, kështu që lajmi i mirë i datës së re është vetëm një: që në 30 qershor votimet do të jenë qetësi, nuk do të ketë problem”, deklaroi Rama.

“Tani, ndonjë budalla edhe mund të dalë, por në tërësi të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, që janë për t’i dhënë një shuplakë këtyre karnavaleve. Të dalin dhe ta zhysin votën fort fare pa ngurrim, pavarësisht nëse janë socialistë apo demokratë”, shtoi Rama.