75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Spanjë – Gjermani, finalja e Euro U-21

Spanja ka shkatërruar me rezultatin 4-1 Francën dhe avancon në finalen e evropianit të U-21, aty ku e pret Gjermania.

Pasi gjermanët mposhtën 3-2 Rumaninë, tani është vendosur edhe finalisti i dytë dhe pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

Spanja e pësoi me golin e Mateta pas çerek ore lojë, por përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë me Roca dhe Oyarzabal.

Pas pushimit, Olmo dhe Mayoral kanë krijuar një avantazh të pakapshëm nga francezët të cilët ranë goxha në pjesën e dytë.

Një fitore e merituar nga një grup tepër i talentuar lojtarësh që tani do të ndeshen me Gjermaninë të dielën në orën 20:45.