Gati për festivalin e madh ‘AlbaFestival’, Ledri Vula shfaqet nga Cyrihu
Në Cyrih të Zvicrrës kanë filluar përgatitjet për festivalin e madh ‘AlbaFest’ që pritet të mbahet me datat 29 dhe 30 qershorë, shkruan Indeksonline.
Ky organizim është një mundësi e mirë për gjithë shqiptarët e diasporës që të ndjejnë nga afër emocionet që i dhurojnë këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare.
Në këtë festival pritet të performojnë shumë këngëtarë të dashur për publikun si : Ledri Vula, Kida, Ermal Fejzullahu, Mc Kresha, Lumi B, Lyrical Son e shumë të tjerë.
Duke i parë artistët që do të performojnë në këtë mega festival padyshim se atmosfera do të jetë elektrizuese.
Reperi i njohur Ledri Vula ka publikuar pamje ku tregon se gjendet në Cyrih, gati për ta ‘djegur’ atmosferën. /Indeksonline/

