75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi për Feronikelin: Kampionët definohen nga këmbëngulja dhe vullneti për t’ia arritur qëllimit

Me rezultat 2 me 1 ka përfunduar ndeshja mes kampionit të Kosovës, Feronikeli dhe skuadrën e Andorras, Santa Coloma.

Kalimin e Feroniklit në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, i është gëzuar edhe presidenti i Ksovës, Hashim Thaci, i cili ishte prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjellë Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar karakterin këmbëngulës të lojtarëve të Feroniklit.

“Kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit. Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike. Me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve!”, ka shkruar Thaçi.