75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet Wesley Sneijder, i dehur në rrugë kërcen mbi makinën e huaj

Këtë të premte në mbrëmje ish futbollisti i klubeve si Inter dhe Real Madrid, ëesley Sneijder, është arrestuar nga policia holandeze.

Holandezi u arrestua në qytetin e Utrecht-it pasi u kap në gjendje të dehur në rrugë, duke prishur rendin publik.

Sneijder është filmuar teksa ka dalë nga një lokal nate dhe është ngjitur mbi një makinë duke e goditur dhe duke kërcyer sipër saj. Më pas ai është parë duke u puthur me një grua binode, e cila duket se i plotëson dëshirën 35-vjeçarit, duke e parë se është totalisht i dehur.

Për të gjitha këto ai është shoqëruar në polici, ku ka pranuar të paguajë një dëm prej 6 mijë euro për pronarin e makinës. /IndeksOnline/