E kritikuan për kilet e tepërta, Bebe Rexha tregon linjat në formën më të mirë
Për
shkak të një fotografie të publikuar nga paparacit, teksa e kishin fotografuar
këngëtaren Bebe Rexha rastësisht, ajo morri një varg akuzash nga fansat dhe
mediat rozë.
E gjithë kjo për shkak se ajo në fotografi shihej se kishte shtuar shumë kile
dhe kishte humbur linjat ‘joshëse’ që kishte.

E kjo u bë arsye që Bebe, këngëtarja me
origjinë shqiptare, të rikthente shpejt format e saj më të mira.
Këtë e ka dëshmuar në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar pamje ku
shihet se ajo tanimë është kalitur, dhe ka arritur të rikthehet në top formë.
Kujtojmë që kënga e fundit e këngëtares Bebe Rexha ishte ‘Call You Mine’ që u
prit shumë mirë nga publiku./Indeksonline/