Pas suksesit me ‘Caliente’, Tayna pritet të sjellë këngën e re me reperin e famshëm
Tayna është
një nga reperet më të përfolura në skenën muzikor shqiptare. Ajo është kthyer
shumë shpejt në një ndër këngëtaret më të kërkuara në industrinë e muzikës për
shkak të këngëve që ka sjellë, përcjellë Indeksonline.
Ditë më parë Indeksonline kishte kontaktuar me menaxherin e këngëtares, duke
zbuluar se ajo deri me datën 10 korrik pritet ta sjellë këngën e re që do të
vijë në bashkëpunim.
E tanimë sipas Prive është bërë e ditur se Tayna do të vijë në bashkëpunim me
reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet.
Kënga pritet të publikohet shumë shpejt, dhe pritet të jetë një hit.
/Indeksonline/
