75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prezantuesja Alketa Vejsiu i lë pushimet për të votuar në Tiranë

Derisa sot në gjithë Shqipërinë po mbahen zgjedhjet lokale, shumë fytyra të njohura të ekranit dhe artistë kanë dalur për të dhënë votën e tyre, shkruan Indeksonline.

Një ndër ta është edhe Alketa Vejsiu, e cila njihet si një prezantuese mjaft e dashur për publikun shqiptarë.

Alketa pak orë më parë kishte publikuar fotografi ku shihej se ndodhej me pushime, mirëpo ajo është kthyer në Tiranë për ta kryer obligimin e saj kushtetues.

Në llogarinë e saj në Instagram, Alketa ka publikuar një fotografi ku ka shkruar: “U ktheva në Tiranë për të votuar!”  /Indeksonline/