75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjithë bota shkruan për zhdukjen misterioze të Florijana Ismailit

Zhdukja e mistershme e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, ka nxitur interesimin e mediumeve nga gjithë bota.

24 vjeçarja që luan për kombëtaren e Zvicrës dhe ekipin Young Boys, nga e shtuna nuk është lajmëruar.

Ajo së fundi është parë duke u zhytur liqenin e Como-s në Itali së bashku me një mik.

Mediumet si ‘The Sun’, ‘L’Equipe’, ‘Fox’ etj kanë raportuar për ngjarjen.

Ndonëse kërkimet e Policisë zvicerane po vazhdojnë, ende nuk ka ndonjë sinjal për gjetjen Ismailit.