75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

As dita e dasmës nuk i ndalon çiftin që të hedhin votën e tyre në Shqipëri

Dita më e lumtur e jetës bëhet më e bukur kur voton. Një çift i ri ka vendosur t’i drejtohet kutive të votimit këtë të diel të 30 qershorit, duke marrë pak minuta nga ceremonia martesore e tyre.

Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Nën titullin “FOTO e Ditës”, Balla e ka komentuar kështu:  “Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit” -shkruan Balla.

Kujtojmë që procesi zgjedhor për zgjedhjet vendore mbyllet  në orën 19:00.