75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Femra e parë në Kosovë që është mjeshtre e veturave, por sa i besohet puna nga të tjerët?

Një vajzë 23 vjeçare nga qyteti i Ferizajt punon si automekanike me babin e saj.

Këtë punë Dorentina e bën tash e shtatë vite.

Madje gjatë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj, por që me kalimin e kohës kanë filluar ta kërkojnë vetëm atë.

“I rregulloj veturat, më herët i kam ndihmuar babait me çelësa derisa e kam marrë besimin në vete për të bërë unë diçka. Klientët më herët nuk m ë kanë besuar nuk janë ndjerë rehat me mua, por me kalimin e kohës tash veç mua më kërkojnë”, tha ajo.

Ajo thotë se ka marrë komente të shumta se ky profesin është vetëm për meshkuj.

“Ky profesion është për meshkuj, por edhe për femra po.Dikush që e përballon unë për vete shumë mirë ndihem në këtë profeison”, tha ajo për REL.

Dorentina thotë se çuditet pse nuk i besojnë, kur vetë ia rregullon veturat.

“Kam qenë në shkollën teknik automekanike, për fat të keq nuk kam mund të vazhdojë më tepër, pasi prej profesorëve kam pasur fjalë jo të mira, kam qenë e detyruar me e ndërpre. Më thonin se nuk është profesion për ty. Më thonin nuk mundesh me i përballu ty. E sot, shoqëria kur më sheh me rregullu vetura, habiten”, shtoi Dorentina.

Ëndrra e saj vazhdon të jetë që në të ardhmen të ketë një punëtori të veten.

Përpos punës me vetura, pasdite ajo punon si banakiere në një restorant në Ferizaj./Indeksonline/