75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Liridon Kalenderi i paarrishtshëm, përfundon i pari në ‘Kullë’

Gara më atraktive dhe e shumëpritur në disiplinën malore të automobilizmit në Kampionatin e Kosovës, e vlefshme edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore) ka përfunduar me triumfin e Liridon Kalenderit.Anëtari i Auto Klubit Prizreni D&G, me Mitsubishi Evo 9, distancën prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën 03:14.374 minuta.

“Ishte një garë mjaft e mirë, atraktive dhe e organziuar mirë. Jam i kënaqur me suksesin, sepse pas dy vjet investimesh, vetëm tash kam arritur ta njoh si duhet veturën. Besoj se tashmë është në gjendjen e duhur për të kërkuar rezultate edhe më të mira dhe gara e sotme ishte përgatitje për Evropë, ku synoj të marrë pjesë në disa gara dhe të arrij rezultate të mira”, ka thënë Kalenderi pas fitores në Kullë.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Vasilije Jaksic  (Honda Civic) nga Mali i Zi me kohën 03:29.395, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliu me Renault Megane RS me kohën 03:36.460 minuta.

Pjesëmarrës në garë veç garuesve vendorë ishin edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Gara përfundoi pa asnjë problem, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i falëderon të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e saj.

Rezultatet:Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)

1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 03:58.828

2.Liridon Hajrizaj (Yugo – Peja Visari) 04:31.295

Klasa 2 (1150-1400 ccm – N)

1.Leotrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) 03:57.879

2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) 04:04.601

3.Hyseni Hyseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 04:14.917

Klasa 3 (1150-1400 ccm – E1)

1.Valon Mehmeti (Lupo – Prishtina RT) 03:51.580

2.Fatos Krasniqi (Opel Corsa – Prizreni D&G) 04.01.626

3.Besnik Morina (Suzuki Swift – Drenica) 04:06.35

Klasa 4 (1400 -1600 ccm – S)

1.Premtor Taraku (Honda Civic – Eurogoma RT) 03:43.588

2.Alteron Sylmeta (Honda EG6 – Gjakova 137) 04:09.332

Klasa 5 (1400-2000 ccm – N)

1.Yll Rugova (Honda Type R – HCR Gjakova) 03:42.741

2.Kushtrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 03:48161

3.Selim Tahirsylaj (BMW 320i – DTM) 04:17.637

Klasa 6 (1600-2000 ccm – E1, A, SP)

1.Bekim Kadria (Opel GSI – Gjakova 137) 03:40.530

2.Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 03:49.325

3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) 03:51.452

Klasa 7 (mbi 2000 ccm N)

1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 03:14.374

2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 03:35.266

3.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 03:38.027

Klasa 8 (mbi 2000-3000 ccm – E1)

1.Ernest Daka (BMW 318i – DTM) 03:40.328

2.Besart Pruthi (Opel Astra – Gjakova 137) 03:48.562

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)

1.Besim Sada (Mitsubishi Evo 9 – Rahoveci) 03:38.662

2.Liridon Demaj (Suzuki Swift – Peja Visari) 03:44.765

3.Agron Shulina (Audi – Rahoveci) 03:50.513Promo

1.Vasilije Jaksic  (Honda Civic – Mali i Zi) 03:29.395

2.Besnik Berisha (Citroen DS3 – MSC Priental) 03:37.462

3.Zeljko Banicevic (Polo – Kotor) 03:39.546

Plasmani i përgjithshëm:

1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 03:14.374

2.Vasilije Jaksic  (Honda Civic – Mali i Zi) 03:29.395

3.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 03:35.266

Plasmani ekipor:

1.Prizreni D&G 50

2.Ferizaj 47

3.HCR Gjakova 35