75 Mall Live Search
20:02 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Valencia kërkon mesfushorin e Barcelonës

Barcelona mund të humbasë Rafinhan dhe ky nuk është ndonjë shqetësim për drejtuesit e klubit. Lojtari vuajti shumë në sezonin që u mbyll, pasi vuajti një dëmtim të rëndë dhe luajti vetëm 5 ndeshje.

Valencia kërkon të rrëmbejë 26-vjeçarin dhe drejtuesit e katalanasve janë gati ta lënë të largohet, por problem mbetet vetëm shifra. 15 milionë euro kërkojnë në Camp Nou për futbollistin, ndërsa Valencia po mundohet që të ulë pagesën.

Drejtuesit e ekipit spanjoll po mundohen të bindin drejtuesit e kampionëve me faktin që Rafinha vjen nga një dëmtim i rëndë dhe se nuk do të jetë 100% fit për fillimin e sezonit të ri.