75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Roma dhe Napoli shkëmbejnë lojtarët

Nuk ka më dyshime, mediet në Itali raportojnë se Roma dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen për transferimet e futbollistëve.

 Mbrojtësi i kryeqytetasve, Konstantinos Manolas, do t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa mesfushori Amadou Diawara do të kalojë në kryeqytet.

Napoli ka paguar klauzolën e mbrojtësi grek prej 36 milionë eurosh, ndërsa mesfushori do të kalojë te Roma për 21 milionë euro.

Kjo është një nga lëvizjet më të bujshme të Seria A.