75 Mall Live Search
22:23 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një vit nga goli më i bukur i Botërorit

30 qershor 2018 Benjamin Pavard do të mrekullonte botën me një goditje fluturimthi me të djathtën e tij, që e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Argjentinës, duke mposhtur portierin Franco Armani.

Ishte pikërisht ky gol, që i hapi rrugën edhe dy golave të tjerë të Kylian Mbappe, që i siguruan Francës fitoren 4-3 ndaj Argjentinës dhe u kualifikuan për në çerekfinale të Botërorit rus.

Plot 3 milionë tifozë e votuan dhe e shpallën golin e mbrojtësit të Stuttgart asokohe, si goli më i bukur i kompeticionit. Ndoshta ky ishte edhe goli që i solli fatin e madh francezin, duke arritur të firmosë me Bayern Munich, akoma pa u mbyllur sezoni.