75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

E rrah nënën dhe e ngujon në banesë

Policia ka arrestuar dje në Fushë Kosovë një person, i cili një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ku të njëjtën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.