75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Simeone telefonon Higuainin, e kërkon te Atletico

Pasi që Chelsea ka konfirmuar se Gonzalo Higuain nuk është më pjesë e tyre, ai do të kthehet në Juventus pas aventurës së tij tek Chelsea në formë huazimi.

Argjentinasi do ta gjejë Sarrin në stol, të dy kanë qenë pjesë e Chelseas gjatë sezonit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Megjithatë sipas gazetës “Tuttosport”, sulmuesi ka pranuar një telefonatë nga trajneri i skuadrës së Atletico Madrid ,Diego Simeone.

Skuadra nga Madridi janë duke menduar që të bëjnë disa ndërrime në skuadër ku e ardhmja e Costës dhe Moratas ende nuk është e qartë.

Për këtë shkak thuhet se Simeone ka hapur mundësinë e nënshkrimit me bashkombasin e tij, Gonzalo Higuain. /IndeksOnline/