Nëse Donnarumma shkon te PSG, Milani ka gjetur zëvendësimin
Negociatat ndërmjet Milanit dhe PSG-së janë duke vazhduar për largimin e Donnarummas drejt Francës.
Siç është raportuar nga “SportMediaset” Rossonerët kanë njoftuar francezët se ata janë të interesuar për një ofertë vetëm me para për portierin, pa ndonjë shkëmbim të mundshëm.
Presidenti i PSG , Al-Khelaifi sipas raporteve të fundit thuhet se është i gatshëm që të ofrojë vetëm 50 milionë euro para në dorë për Donnarumman, ofertë që drejtuesit e Milanit mund ta pranojnë.
Në rast të shitjes së Donnarummës, ish-portieri i Genoas , Perin, mund të zë vendin e tij.
Kjo mund të realizohet më lehtë duke marrë parasysh rikthimin e Buffon tek Juventus, thuhet se agjenti Lucci do të interesohej që ta transferonte atë në Milano. /IndeksOnline/