75 Mall Live Search
23:34 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mane fantastik, e kualifikon Senegalin në fazën tjetër të Kupës së Afrikës

Sadio Mane atë që e bëri me Liverpoolin po e bën edhe tek Senegali.

Kombëtarja e Senegalit shënoi fitore 3:0 kundër Kenisë, ku dy nga golat u shënuan nga Mane, shkruan Indeksonline.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Afrikës.

Në minutën e 29-të, Mane humbet një penallti. Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Sulmuesi Sarr e kaloi në epërsi për herë të parë Senegalin në minutën e 63-të.

Në të 71-të, Mane e dyfishoi epërsinë, ndërsa në të 78-të u akordua përsëri penallti për kombëtaren senegaleze.

Përsëri Mane e mori përgjegjësinë dhe arriti të shënoi duke ia siguruar fitoren kombëtarës së tij.

Me këtë fitore, Senegali kalon grupin në garat e Kupës së Afrikës nga pozita e dytë.

Vendin e parë e ka Algjeria./Indeksonline/