75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Paris Saint-Germain transferon Pablo Sarabian

Skuadra franceze Paris Saint Germain ka transferuar mesfushorin ofenziv Pablo Sarabia nga Sevilla.

‘Sheikët’ nuk e kanë pasur problem të paguajnë 18 milionë euro për të liruar nga klauzola mesfushorin 27 vjeçar.

Sarabia ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me PSG-në.

Edicionin e kaluar spanjolli kishte shënuar 12 gola dhe 13 asistime në La Liga. /Indeksonline/