75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Atletico Madrid po bëhet e frikshme, zyrtarizohet mbrojtësi brazilian

Atletico Madrid sapo e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin brazilian, Felipe Monteiro.

Mbrojtësi brazilian e ka braktisur Porton për të vazhduar karrierën në La Liga. 30 vjeçari do të jetë pasues i Diego Godin që është bashkuar me Interin.

Mbrojtësi brazilian shquhet për forcën fizike, sigurinë dhe është një lider i vërtetë në mbrojtje.

Felipe është transferi i radhës për Atleticon, pak ditë pasi kjo skuadër ka bërë blerjen më të shtrenjt në histori të skuadrës, nënshkrimin me Joao Felix./Indeksonline/