Arrestohen dy persona që krijuan grupin në ‘Viber’ për të treguar vendndodhjet e Policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona.
Ata kishin shpërndarë njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.
“Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/