75 Mall Live Search
12:31 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Taksa ka vështirësuar gjendjen në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për gjendjen në veri dhe të ashtuquajturën krizë humanitare në këtë pjesë.

Vuçiq ka thënë se qëllimi i Prishtinës është të blihen produktet shqiptare dhe jo ato serbe.

“Pyetja është pse Prishtina po bën këtë, cili është qëllimi përfundimtar i Prishtinës dhe disa nga Perëndimi që e mbështesin atë dhe çfarë mund të bëjmë”, tha Presidenti Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se situata në veri është edhe më e vështirë, në kuptimin politik dhe të sigurisë.

Sipas tij, vështirësitë në këtë pjesë kanë filluar pas vendosjes së taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Ai ka thënë se Serbia ka gjetur disa mënyra alternative për të ndihmuar njerëzit e saj në veri. Sipas tij, 16 kamionë me mallra janë konfiskuar, ndërsa edhe shoferët ishin arrestuar.

“Në Zubin Potok janë konfiskuar katër kamionë, Leposaviq tetë kamionë në Socanica dy kamionë, në Mitrovicë dy kamionë”, ka thënë mes të tjerash Vuciq.

“Prishtina dëshiron t’u thotë serbëve që duhet ta harrojnë Serbinë, sepse ata do të sigurojnë çdo gjë për ta, por jo nga Serbia. Ata provuan dje, duke sjellë disa kamion, pa asnjë rregull për t’u shitur produkte serbëve. Dhe unë mund të them se jam krenar që populli serb tregoi unitet, sepse të gjitha dyqanet e tyre ishin mbyllur”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, sot janë hapura të gjitha lokalet që ishin mbyllur para dy ditësh në veri./Indeksonline/